Kryesore

Protesta kombëtare e opozitës më 11 korrik, Ilir Meta: PL-së mbështet çdo aksion të ndërmarrë përballë ‘narkoshtetit dhe regjimit kriminal’

15:22 - 04.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme është ndalur tek protesta kombëtare të thirrur nga opozita më 11 korrik përballë kryeministrisë.




Meta u shpreh se PL do të mbështesë çdo aksion të ndërmarrë përballë “narkoshtetit dhe regjimit kriminal!”

Partia e Lirisë është për të mbështetur çdo aksion opozitar përballë këtij narkoshteti dhe regjimi i cili është në mënyrën më të qartë një regjim kriminal. Mjafton të shohim situatën në shëndetësi, bujqësi, shpopullimin, falimentimin e fermerëve vendas dhe favorizimin e importuesve të lidhur me qeverinë dhe pastaj në të gjitha fushat e tjera”, tha Meta.

Kujtojmë se më 11 korrik opozita do të zhvillojë protestën kombëtare para kryeministrisë, vendim ky i cili në mbledhjen e kryesisë së PD pak ditë më parë.

Ka qenë demokrati Luçiano Boçi ai i cili zbuloi për mediat kërkesat që do të shpalosin në protestë.

Boçi tha se do të kërkohet lirimi i Sali Berishës, pasi po mbahet në arrest pa të drejtë dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

“Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës zotin Sali Berisha. Shqipëria është i vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika

Përballë kemi një Ramë që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Së treti protesta është hapja e siparit të fitoret të PD. Kjo është rruga që do na cojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare”, tha Boçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.