Kronikë

SPAK e akuzon për pastrim parash dhe përfshirje në inceneratorin e Fierit, policia njoftoi arrestimin e tij në Itali me qëllim ekstradimin, reagon i ati i Juri Ymeraj: E pavërtetë! Djali është thirrur…

16:13 - 04.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se është bërë arrestimi i Juri Ymeraj në Romë të Italisë me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri. Ai është i akuzuar nga SPAK për pastrim parash dhe përfshirje në dosjen e inceneratorit të Fierit. Në lidhje me rastin ka reaguar i ati i Juri Ymeraj, duke u shprehur se lajmi është i pavërtetë.




Petrit Ymeraj, i ati i të arrestuarit, pretendon se djali i tij ka marrë pafajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion.

Ai shton se policia italiane e ka thirrur Juri Ymerajn vetëm për verifikim 24 orësh, duke e theksuar kështu se lajmi për djalin e tij është i pavërtetë.

Reagimi Petrit Ymeraj ka ardhur ekskluzivisht për BalkanËeb, disa momente pas lajmit të arrestimit të Juri Ymeraj.

Kujtojmë se sipas njoftimeve zyrtare, Juri Ymeraj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak të akuzave të ngritura nga SPAK si i përfshirë në dosjen e inceneratorit të Fierit dhe për pastrim parash.

LEXO EDHE: 

Dyshohet për pastrim parash dhe përfshirje në dosjen e inceneratorit të Fierit, vihet nën pranga në Romë, Juri Ymeraj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.