![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Mesditën e sotme u raportua një ngjarje e rëndë në Korçë ku një grua u detyrua të hidhej nga ballkoni për të shpëtuar nga flakët që e kishin zaptuan banesën e saj. Policia trondit me njoftimin e saj, teksa shpreh se ajo është lyer fillimisht me lëndë djegëse e më pas i ka vënë flakën vetes.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (4 korrik), rreth orës 14:30, në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës.
Fillimisht u raportua se shtetasja S.K., 49 vjeç, nga u detyrua të hidhej nga ballkoni, teksa mbahej tek kondicieri i montuar në mur, për t’i shpëtuar zjarrit nga e cila u pushtua banesa e saj.
Ajo u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës në gjendje të rëndë.
Nga hetimet e uniformave blu, u sqarua se 49 vjeçarja ka lyer veten me lëndë djegëse e pas përhapjes së zjarrit në banesë, ka dalë në ballkon, na katin e katërt teksa u detyrua të hidhej nga aty.
Njoftimi zyrtar i policisë shkruan se e lënduara ka marrë djegie dhe dëmtime trupore në trup, pa dhënë sqarime të mëtejshme si është gjendja e saj shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE: