Kronikë

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj/ Një prej viktimave, i ati i Andrea Kalemit! Vriten kamarjeri e një klient i lokalit! Ja kush ishte shënjeshtra

07:20 - 21.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Memaliaj, ku 3 persona kanë ndërruar jetë e një ka mbetur i plagosur për shkak të një atentati me armë zjarri, mbrëmjen e së shtunës (20 korrik).




Në policinë e Gjirokastrës janë shoqëruar 4 persona deri më tani.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se një automjet BMW është gjetur duke u djegur në fshatin Bejaj të Gjirokastrës. 

Automjeti dyshohet se është përdorur nga autorët.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë identifikuar si Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Gledio Muka. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).

Andrea Kalemi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Shenjestra 

Sipas burimeve nga policia dyshohet se shënjestër e këtij atentati kanë qenë anëtaret e fisit Kalemi. Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemi janë të afërt të Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.

Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit të sotëm vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea Adriatik Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.