Kryesore

Pushuesit përfshihen në momente paniku! Tërmet në Kretë, ja sa ishte magnituda

09:51 - 21.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zona jugperëndimore e Kretës është përfshirë nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 gradë të shkallës Rihter.




Ishulli ka pësuar lëkundje në orët e para të mëngjesit.

Konkretisht dhe sipas vlerësimit të Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet janë regjistruar në zonën detare 59 km në jugperëndim të Paleochora, Chania, me thellësi fokale 17.2 km.

Sipas zjarrfikësve, edhe pse lëkundjet janë ndjerë veçanërisht në prefekturën e Chanias, deri më tani nuk janë regjistruar dëme.

Kujtohet se një tërmet prej 4.2 gradësh të shkallës Rihter ka ndodhur edhe pasditen e së shtunës në të njëjtën zonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.