Ish deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar ditën e sotme në SPAK, ministrin Arbian Maznikun, si një person që ka bashkëpunuar me kompaninë “5D Konstruksion”, për shembjen e 13 pallateve në kryeqytet.
Përpara dyerve të Prokurorisë së Posaçme, Këlliçi u shpreh për media se ka qenë Mazniku ai që ka firmosur prishjen e këtyre strukturave, me justifikimin se ishin të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.
Këllici përmendi protestën e atyre banorëve, teksa u shpreh “Ndërkohë që Mazniku hante biftek 1000 euro në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin prej leckash nga shtëpitë e tyre.”
Po kështu, demokrati deklaroi se një marrëveshje e tillë, i ka lejuar firmës “5D” ngritjen e pallateve të tjera.
Këlliçi: Unë sot kam ardhur para dyerve të selisë së organizatës partnere të Edi Ramës, që dot kanë marrë porosi nga kolegu i tyre Erion Veliaj, për të thirrur dhe pyetur Arbjan Maznikun në SPAK. Sipas gjykatave, prokurori nuk e gjente dot se kush ishte titullari i autoritetit kontraktor që kishte firmosur tenderat e “5D”. Kam ardhur këtu për t’u ardhur sërish në ndihmë kolegëve të Erion Veliajt.
Është një aktmarrëveshje e firmosur mes Bashkisë Tiranës dhe kompanisë “5D” dikur e quajtur “Vas Construction”. Kjo aktmarrëveshje është firmosur me qëllim prishjen e 13 pallateve me justifikimin e dëmtimi nga tërmeti i 2019. Ndërkohë që Mazniku hante biftek 1000 euro në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin prej leckash nga shtëpitë e tyre.
Kjo marrëveshje i ka hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga “5D”, kompania personale e Veliajt dhe Maznikut. Aktmarrveshja është firmosur në dhjetor të 2021. Mazniku ka shembur konkretisht 13 pallate. Kam ardhur t’jua lë aktmarrëveshjen në SPAK.
Më poshtë gjendet akt-marrëveshja e firmosur nga ministri:
LEXO EDHE:
Paraqitja e ministrit Arbian Mazniku në SPAK, ja çfarë raportojnë burimet jozyrtare