Kronikë

EMRAT/ Akuzohen për abuzim s*eksual me të miturën dhe shfrytëzim për prostitucion, arrestohen dy persona! Rastin e denoncoi e ëma, çfarë deklaroi vajza në polici

09:24 - 24.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Maliqit ka arrestuar dy persona pasi akuzohen për abuzim seksual dhe shfrytëzim për prostitucion të një të miture.




Në pranga kanë rënë Selam Hyka, 41 vjeç dhe Marsel Baci 26 vjeç.

Rastin e rëndë e ka denoncuar e ëma e 16 vjeçares në polici.

Selam Hyka akuzohet për veprën penale Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili dënohet deri në 20 vite heqje lirie.

Marsel Baci akuzohet për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit”,  parashikuar nga neni 114 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm deri në 15 vite burgim.

Vajza e mitur ka treguar në polici se në muajin qershor të këtij viti, Selam Hyka ka abuzuar seksualisht me të dhe i ka dhënë para.

Çështja është kaluar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Dyshohet se shfrytëzonte një 16-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 26-vjeçari.    

Vihet në pranga dhe një shtetas që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për një rast të shfrytëzimit të një shtetaseje të mitur, për prostitucion, arrestuan shtetasit:

S. H., 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para;

M.B., 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.