Kronikë

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe, goditet grupi kriminal! Në pranga tre persona, ja çfarë u sekuestrua

15:14 - 01.08.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Uniformat blu kanë goditur një grup kriminal, duke arrestuar 3 persona, të cilët trafikonin armë nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.




Në pranga kanë rënë shtetasit të identifikuar me iniciale A.H., B.T., dhe R.A., të cilët janë banues në Tiranë, e po kështu u arrestuan në kryeqytet.

Goditja e këtij grupimi kriminal është bërë përmes operacionit të koduar “Inkorporimi”, me një bashkëpunim midis Drejtorisë së Krimit te Organizuar dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale. Po kështu mbështetje pati nga Drejtoria Vendore Tiranë dhe Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK-un, Byronë Kombëtare Hetimore dhe autoritetet britanike.

Ndërkohë, përtej arrestimit të tre shtetasve në vendin tonë, po vijojnë punimet për kapjen e tre të tjerëve të cilët dyshohen të jenë të fshehur në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të njëjtën masë sigurie për këta tre shtetas të shpallur në kërkim, pra atë të “arrest me burg”.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov)
  • Qindra fishekë
  • Lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë
  • Pajisje optike
  • Veshje kamuflazhi, si p.sh., ato të forcave speciale
  • 4 automjete
  • 8 celularë
  • Karta SIM
  • 2 laptopë
  • 2 armë të ftohta (thika)

Në kuadër të operacionit “Inkorporimi” janë zhvilluar kontrolle në 6 banesë, si në kryeqytet ashtu dhe në Tropojë.

Arsenali i armëve u gjet në banesën e të arrestuarit A.H., i cili sipas të dhënave të policisë rezulton të jetë drejtuesi i këtij grupi kriminal.

Sipas njoftimit të bluve, ky operacion i ka fillesat e saj që në prill të vitit 2023.

NJOFTIMI

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “INKORPORIMI”, ndjekur me metoda proaktive, për shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK-un, BKH-në dhe autoritetet ligjzbatuese britanike.

Gjatë operacionit u godit një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sekuestrohet një arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov), qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike.

Sekuestohen dhe veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 armë të ftohta (thika).

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 shtetas të cilët u kapën në Tiranë.

Vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike, për kapjen e 3 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë fshehur në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilët GJKKO ka caktuar të njëjtën masë sigurie.

KonKretisht janë arrestuar shtetasit: A. H., B. T. dhe R. A., të tre banues në Tiranë.

Arsenali i armëve dhe sendet e tjera të sekuestruara janë gjetur në banesën e shtetasit A. H., i cili nga hetimit rezulton drejtuesi i grupit kriminal.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në 6 banesa, në Tiranë dhe në Tropojë.

Operacioni, në kuadër të procedimit të iniciuar në muajin prill të vitit 2023, nga Drejtoria e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Operacioni është ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK-un, BKH-në dhe autoritetet britanike.

Në muajin prill 2023, Policia, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, sekuestroi në Portin e Durrësit, një tjetër arsenal armesh (8 pistoleta) që do trafikoheshin drejt Mbretërisë së Bashkuar, me një furgon me targa angleze, drejtuesi i të cilit u vu në pranga.

Në drejtmin e SPAK-ut dhe në bashkëpunim të ngushtë me BKH-në dhe me autoritetet ligjzbatuese britanike, vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.