Spartak Çela është arrestuar ditën e sotme nga uniformat blu të Pogradecit, pas 4 vitesh i shpallur në kërkim.
Arrestimi i tij u bë në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi nga burime operative u informua se ai ishte kthyer në banesën e tij.
Çela 4 vite më parë ka qëlluar me kallashnikov drejt disa personave në një lokal të Mokrës.
Po kështu, disa muaj më parë, ai ka kërcënuar punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike.
Shfaq Komentet (0)