Intervista

Lidershipi transformues/ Pedagogu Afrim Osmani: Ja pse duhet të zgjidhni Universitetin Luarasi, bashkëndajmë vizionin, kreativitetin dhe interesat

21:48 - 12.08.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në podcastin Edu Vision në News24 është diskutuar për lidershipin ndërsa i ftuar ishte Afrim Osmani.




4ce27f5f-c6b9-4f55-8240-b44226318f1f-770x433

Ai është pedagog i brendshëm në Universitetin Luarasi, doktorant në fushën e lidershipit transformues dhe themelues i Akademisë “Gea”.

Duke folur për lidershipin, Osmani tha se sot në Botë, shoqëritë janë të mbështetura në 3 shtylla kryesore: vizioni, misioni dhe vlerat.

“Këto janë themeli dhe lidershipi është i vendosur pikërisht në këtë themel. Vizioni ka këtë kuptim: ku do më çojë lidershipi nesër, ku do të jem unë pas 5 apo 10 vjetësh?

Misioni është sepse unë duhet ta ndjekë këtë vizion dhe elementi i 3-të është vlera, sistemi i vlerave, që është rrënja e shumë problematikave”, tha Osmani.

Ai u shpreh se në të gjitha llojet e kuptimeve, në shoqëritë moderne, gjithçka vlerësohet mbi sistemin e vlerave, megjithëse në Shqipëri këtu kemi një problem.

Osmani tha se qasja jonë me lidershipin para viteve ’90, ishte lidershipi autoritar dhe këtu ishim në pothuajse 100%.

“Lidershipi autorital, demokratik, liberl, shërbyes, janë lidershipet kryesore që përdoren sot në Botë. Lidershipi transformues është ai që është në themel sot në Botë.

Por lidershipi autoritar është ai që jep urdhëra, çdo gjë e jep nga pozicioni. Ky model pothuajse nuk duhet të ekzistojë, ndoshta qasja s’duhet të jetë zero, mund të kemi një ndërthurje modelesh”, tha Osmani.

Ai u shpreh se lidershipi liberal beson te stafet, beson te një komunitet, nëse ti ke zgjedhur njerëzit e duhur.

Duke folur për mënyrën e lidershipit në Shqipëri, pedagogu i Universitetit Luarasi, tha se me patjetër duhet të ndryshohet një mënyrë e qasjes mes pozitës dhe opozitës.

“Problemi është që secila palë duhet të ketë një platformë, që opozita të ketë një qeveri hije, debati duhet të jetë mbi programe dhe platforma, pasi vetëm kështu i shërbehet shoqërisë. Vetëm kështu do të kemi qasje mbi idetë, mbi platformat, programet.

Ne kemi një qasje klanore, mbështesim njëri-tjetrin në mbajtjen e pushtetit. Këtu lidershipi kuptohet si privilegj ndaj edhe ndodhin këto që ndodhin.

Nuk krijohen kushte për të krijuar lidershipet e reja. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga vite e vite përpara dhe kjo nuk është gjë e mirë”, tha Osmani.

Ai tha se liderdshipi transformues është ai që inspiron ndryshimin. “Fjala reformë është e duhura nëse ne e bëjmë siç duhet, nëse ecim në mënyrë transformuese, për të krijuar mjedisin e duhur, për të çuar shoqërinë në një tjetër nivel”, tha Osmani.

Në vijim ai një nga defektet e mëdha është mungesa e korporatave në Shqipëri. “Ne duhet të validojmë edhe curriculat e Universiteteve, duhet të përgatitemi për sfidat e së ardhmes”, tha ai.

Një rol shumë të rëndësishëm kanë universitetet këtu, tha Osmani, duke iu referuar krijimit të lidershipit.

“Një nga elementët më të rëndësishëm në të gjitha llojet e profesioneve është motivimi”, tha Osmani.

Në këtë kuadër ai tha se studentët duhet të motivohen. “Motivimi në vetvete është energji “, tha Osmani.

Ai u shpreh se edhe studenti kërkon të shikojë vizion dhe ky është në themelin e lidershipit transformues.

“Kjo do të thotë sa zotësi ke ti, çfarë performance krijon ti, si e përçon atë në auditor dhe pse ai duhet të të besojë vizionin tënd?

Në Universitetin Luarasi, besoj se është krijuar një mjedis, që bashkëndan vizionet, kreativitetin, interesat.

Ne nuk jemi në auditor për ti treguar studentit: çfarë, por ne i tregojmë se si mund të bëjë në praktikë atë që merr në teori.

Informacionin mund ta marrë në çdo mënyrë, por studenti duhet të dalë nga auditori me një kompetencë, dhe këtë e realizon edhe përmes intershipeve”, tha Osmani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.