LAJMI I FUNDIT

Niko Gonzalez&CO, Juvja në 4 pista. Zbulohet prapaskena me raportin e Kopmainersit

12:21 - 12.08.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Telenovela e verës 2024. Teun Kopmainers kërkon Juventusin, ka marrëveshje me bardhezinjtë për një kontratë rreth 4 milionë euro në sezon dhe nuk po stërvitet me Atalantën.juveNjë situatë prej “të divorcuari” në shtëpi, e cila e bëri atë të prodhonte një certifikatë të rregullt mjekësore me një diagnozë stresi që e pengon të kryejë përgatitje të rregullt me shokët e ekipit. Në fakt, holandezi fillimisht donte Napolin por u bllokua nga Atalanta verën e kaluar, pavarësisht ofertës prej 48 milionë eurosh. Këtë herë Perkasi e ka rritur çmimin dhe kërkon të paktën 60. Kjo tashmë është kthyer në çështje parimore dhe qëndrimi i holandezit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përkeqësuar marrëdhëniet me klubin.




Tani topi është i gjithi te Juventusi që e gjeti veten të zhvendosur nga një pretendim ekonomik vërtet i madh. Megjithatë, drejtori Xhuntoli dhe Tiago Motta e konsiderojnë Kopmainersin një pikë fikse nga e cila mund të fillojë ringritja e këtij Juventusi të ri. Në orët e fundit bardhezinjtë kanë paraqitur një ofertë të re, më afër kërkesave të Atalantës. Flitet për një shifër rreth 55 milionë mes pjesës fikse dhe bonuseve. Në këtë pikë, palët nuk do të ishin aq larg një marrëveshjeje që do t’i kënaqte të dyja dhe do të na lejonte t’i shihnim fundin kësaj telenovele që zgjati më shumë se vera.

DY NGA PORTO – Sinjali tjetër që te Juvja punohet për të mbyllur disa marrëveshje është mungesa e Xhuntolit në udhëtimin drejt Suedezi ku bardhezinjtë luajtën dhe u mundën nga Atletiko e Madridit. Arsyet e drejtorit ishin të forta dhe lidhen me emrin e Niko Gonzalezit, të cilin Fiorentina do ta lirojë vetëm pasi të finalizojë marrëveshjen e Gudmundsonit me Xhenoan, por të paktën “Zonja” e vjetër e ka një akord verbal me argjentinasin. Nga ana tjetër, thuhet se Fransisko Konseisaos që është kthyer në modë orët e fundit për të përforcuar korsinë e Juves. Përpjekja është për të sjellë së bashku me Galenon në Torino, por dy hyrje duhet të korrespondojnë me sa më shumë dalje. Dyshja e Portos vlerësohen mbi 70 milionë euro, por Xhuntoli synon të ulë çmimin duke i mëshuar nevojë për likuiditet të “Dragonjve”. Më pas, ai do të tentojë të përfshijë në akord edhe Tiago Djalon që te Juvja nuk po gjen hapësirë, por që pëlqehet shumë nga Porto.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.