Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në Paris, duke e ndjekur nga afër suksesin e dy mundësve të Shqipërisë, të cilët fituan medalje të bronzta në Lojërat Olimpike. Veliaj premtoi se Bashkia e Tiranës do t’i shpërblejë me nga një apartament secilin të tre mundësitë rusë që garojnë për Shqipërinë.“Ne kemi pasur disa diskutime me Zelimkhan Abakarovin, me Islam Dudaevin dhe me Chermen Valievin që ata të jenë jo vetëm rezidentë të Tiranës për çështjet sportive, por edhe rezidentë fizikë në Tiranë. Kështu që ne do u japim si shpërblim tre apartamente për secilin prej tyre, që t’u krijojmë kushtet në mënyrë që Tirana të mos jetë vetëm vendgrumbullimi dhe i stërvitjes, por të jetë edhe vendi ku jetojnë me familjet e tyre, ku janë të dedikuar me kohë të plotë për këtë punë”, deklaroi ndër të tjera kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një prononcimi për “Rtsh 24”.
Kujtojmë që të tre mundësit janë gjithashtu pjesë e Klubit Shumësportësh Tirana, klub që është nën varësinë e bashkisë së kryeqytetit.
PANORAMASPORT.AL