Kryesore

Ndarja nga jeta e Vera Zhejit/ Presidenti Begaj: Zëri ikonik i Radio Tiranës! Do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës

10:35 - 18.08.24 GSH-al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetares dhe aktores së mirënjohur, Vera Zheji.




 

Kreu i Shtetit shprehet se Vera Zheji ishte zëri ikonik i Radio Tiranës dhe se do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës.

“U nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës.

Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë.

Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkroi presidenti Begaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.