AKTUALITET

Detaje të reja mbi plagosjen e dyfishtë në Don Bosko! Një prej të qëlluarve me precedent penal, autori ende në kërkim

15:40 - 03.09.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Don Bosko ku dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri.




Dy të plagosurit Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se njëri prej tyre rezulton me precedent penal.

Autori ka qenë me kapele dhe i ka qëlluar dy shtetasit teksa po pinin kafe në lokal e më pas është larguar me motor. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Burime bëjnë me dije se njëri është qëlluar në shpatull, kurse tjetri në këmbë. Gjithashtu dyshohet se ngjarja nuk ka të bëjë me një konflikt të çastit por me paramendim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.