Të tjera informacione janë zbuluar për zjarrin masiv që ka përfshirë një fabrikë në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaku dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarr në fabrikën e mbetjeve plastike.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi:
Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Shfaq Komentet (0)