AKTUALITET

I bëri atentat boksierit Arjon Kajoshi, policia identifikon autorin! Vëllai i shënjestrës i dhunoi të atin 3 muaj më parë (EMRI)

13:48 - 07.09.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka identifikuar autorin e atentatit që iu bë boksierit Arjan Kajoshi në Shkodër.




Bëhet me dije se Alban Bruçi është autori i dyshuar i cili ka qëlluar me armë zjarri nga Range Rover ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje.

Raportohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar me grushte në 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi.

Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe. Në 3 Qershor u raportua se Vladimir Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij, në afërsi të kopshtit “Tom Alimhilli”.

Ai u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës pasi mori dëmtime të konsiderueshme në trup.

LEXO EDHE: Qëlluan me armë drejt boksierit të Vllaznisë, policia zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Janë ngritur pika kontrolli! Nuk ka patur të lënduar por…

 Atenati ndaj boksierit

Atentati ndaj Arjon Kajoshit ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:30 në lagjen Partizani në Shkodër kur i riu po kthehej nga stërvitja.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa mjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale S. K..

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.