LAJMI I FUNDIT

Java Evropiane e Mobilitetit, Veliaj: Biçikleta, mënyra më e mirë për të lëvizur në qytet

12:31 - 18.09.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është bashkuar nismës “Java Evropiane e Mobilitetit”, që ka për qëllim të inkurajojë qytetet që të promovojnë alternative të tjera të lëvizjes përkundrejt përdorimit të makinave.




Përmes një reagimi në rrjete sociale Veliaj fton qytetarët  që të përdorin biçikletat si një alternativë e  shëndetshme për ta dhe miqësore me mjedisin.

“Java Europiane e Mobilitetit na kujton se biçikleta është një nga mënyrat më të mira për të lëvizur në qytet! Kolegët e Policisë Bashkiake këshillojnë qytetarët të përdorin trotuaret me siguri dhe të sigurojnë që korsitë e biçikletave të jenë të lira për çiklistët”, shkruan Veliaj.

Sipas tij, ndërtimi i korsive të biçikletave në kryeqytet ka sjellë lehtësira për adhuruesit e dy rrotakëve, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.