Është zhvilluar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në të cilën deputeti socialist, Vullnet Sinaj ka mbajtur fjalën e tij dhe ka deklaruar që nuk ka përfituar asnjë lekë nga buxheti i shtetit.
Ai tha se që kur ka përfituar mandatin e deputetit nuk ka pasur asnjë mendje për përfitim, ndërsa shtoi se ka dalë nga kompetencat e bizneseve të tij, pa u bërë ligjvënës.
Sipas socialistit, nuk ka shkuar në asnjë darkë të vitit të ri për të gjitha mandatet e tij si deputet, pa u siguruar që pakot në nevojë kanë mbërritur në familje.
Ai ka shtuar se ndihmë ka dhënë dhe për blegtorët, teksa u shpre se e gjeti zonën e tij me 10 fitues të subvencioneve dhe e la me 500 fitues.
Vullnet Sinaj: Me të gjitha ato që unë shpreha herën e parë, pra që kur unë kam marrë mandatin e deputetit se kam pasur ndonjëherë në mendje të përfitoja. Këtë e vërtetoni me pagën, rreth 200 milionë të vjetra janë për njerëz në nevojë. Nga një biznesmen nuk ka qëllim vetëm fitimi. Nuk më shkonte poshtë paga kur shihja njerëz në nevojë. Me këtë vërtetoj që nuk kam pasur asnjë qëllim dhe kam marrë të gjitha masat pa u bërë deputet. Unë kam dalë jashtë kompetencave në bizneset e mia, ia kam deleguar njeriut të besuar. I mora masat, pastaj mora mandatin e deputetit. Edhe pse zoti Bardhi tha të pavërtetën, më duket sikur e ka ves thënien e të pavërteta. Tha që vetëm në 4 kompani kam person të besuar, në 5 jo. Unë i kam te të gjitha kompanitë. Kjo zoti Bardhi është një gënjeshtër e juaja që na e keni bërë këtu. Ju edhe herën e fundit në Parlament, u munduat të ndryshonit datën. E shikoj që ke një tendencë për të gënjyer popullin, por unë e kam për detyrë mos të të lejoj.
Në darkë nuk kam festuar ndonjëherë vitin e ri, pa u siguruar që pakot në nevojë kanë shkuar. Kam ndihmuar dhe blegtorët në malet më të larta të Shqipërisë. U bëra deputet t’i shërbeja zonës time. E them dhe njehere nuk kam perfituar asnje para nga buxheti i shtetit
Në të gjitha vitet në mandatin tim si deputet nuk kam shkuar një herë në darkë, në vit të ri ta festoj me familjen time, pa u siguruar që kishin shkuar pakot e vitit të ri tek të gjitha familjet në nevojë.
Unë e nderuar kryetare, përgjatë mandatit tim si deputet kam trajtuar të gjitha problemet që kanë qenë në zonën time dhe zona ime mund të jetë një zonë që nuk ka probeme të pazgjidhur përsa i përket deputetit, nag kontaktet që unë kam pasur me njerëzit dhe nga zyra që unë ndërtova atje për të pyetur njerëzit.
Kam ndihmuar dhe blegtorët që kanë qenë në malet më të larta. Ne kemi një shprehje në Labëri për blegtorinë që thotë, për të treguar vuajtjet e blegtorisë, thotë Prerë me të bardhe dhe maja me të zi.
Që i vogël në fëmijërinë time e kisha dëgjuar se çfarë do të thoshte prerë me të bardhë dhe majë me të zi dhe njerëzit ma shpjeguan që vuajtjet e blegtorëve janë më të mëdhaja se sa e mijërave materiale që marrin ata, pra qumështi i bardhë dhe vuajtjet dilnin mbi këtë qumështin.
Unë nuk lash stan pa shkuar, dhe për t’i ndihmuar për subcvecionet në blegtori dhe gjeta në zonën time 10 fitues të subvencioneve, dhe e kam lënë me 500 fitues subvencionesh, duke u përkushtuar që ata të pajiseshin me kartën e fermerit dhe ata të merrnin subvencione.
Pra nuk lash asnjë problem të pazgjidhur.