Kryesore

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, Komisioni i Mandateve ndërpret mbledhjen! Bardhi: Lajm tronditës dhe i rëndë për PD-në! Spiropali: Ngushëllime nga zemra familjes së tij, të prehet i qetë

13:25 - 18.09.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbledhja e Komisionti të Rregullores dhe Mandateve është ndërprerë me kërkesë të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit, pas konfirmimit të lajmit se ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë papritur.




Bardhi u shpreh se ky është një lajm tronditës dhe shumë i rëndë për kolegët e tij demokratë, ndaj dhe kërkoi ndërprerjen e mbledhjes.

“Sapo është konfirmuar se një ish koleg i joni, Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë, ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolgët e tij në PD, besoj për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkoj ndërprerjen e mbledhjes”, tha Bardhi.

Po kështu, kryeparlamentarja Elisa Spiropali shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Bogdanit.

“Të prehet në paqe kolegu ynë Gert Bogani Ngushëllime nga zemra, familjes së tij u pretë në paqe”, u shpreh Spiropali.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.