BLUETOOTH

“Nivel ordiner! Po më marrin në gojë”- Pasi rrëfeu se ish-drejtori e ngacmoi s*ksualisht, spikerja përplaset me moderatoren! Erjona Rusi: Unë jam pr*stitute mediatike!

11:28 - 18.09.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Erjona Rusi iu është përgjigjur akuzave të spikeres së lajmeve, Kostana Morava, e cili akuzoi autoren e programit “Se Luan Topi” dhe median Top Channel se kanë abuzuar me historinë e saj për klikime, sipas saj, duke hequr pjesët thelbësore të intervistës dhe duke i vendosur një titull ku foli për ngacmimet seksuale nga një ish-drejtor.




Prezantuesja, në një intervistë për Wake Up, ka hedhur poshtë pretendimet e spikeres, duke u shprehur se “gabime kam bërë, por s’kam abuzuar”, teksa shtoi se vetë Kostana Morava kishte folur rreth 3 vite më parë për ngacmimin seksual.

 “Tek kurthi i titujve biem të gjithë”, u shpreh ajo, duke shtuar se nga intervista janë hequr vetëm disa minuta për shkak të kohës televizive.

Erjona Rusi shtoi se spikerja e lajmeve nuk i kishte thënë që këtë pjesë të intervistës nuk donte të transmetohej, ndërsa theksoi “unë jam prostitute mediatike sipas saj”.

“Kostana pretendon se i kemi tjetërsuar intervistën. Gabime kam bërë sa të duash, por jo abuzime. Tjetërsim interviste është ndryshe. Titulli që është vendsour intervistës së saj, njëra prej tyre ishte me ngacmimin seksual, që i rrëfeu në studio. I vetmi gabim i bërë nga gazetarët është se ishte ish drejtues. Unë e vlerësova, thashë bravo për kurajon. Ajo e ka cekur më parë dhe unë kur intervistoj me një të ftuar…e kishte prekur tre vite më parë dhe unë nuk mund të lija pa e pyetur.

Te kurthi i titujve biem të gjithë, unë i mbaj mend të gjitha detajet që ka folur ne intervistë. Nuk janë hequr 20 minuta nga intervista, por disa minuta. Çdo intervistë përpunohet sepse ka një kohë televizive. Përtej profesionalizmit dhe akuzave të saj, kur mbaroi intervista pse s’më tha, ‘a mund ta heqim këtë se u bëra pishman’. Kostana kishte disa alternative para se të kalonte te sulmet. Pse s’me telefonoi mua apo gazetaren dhe të thoshte hiqe.

 Unë e kuptoj deri në një fare pike, njerëzit bëjnë komente ofenduese dhe denigruese dhe duke u përballur me këtë ka thënë ma bëri Erjona. Unë jam prostitute mediatike sipas saj, por jam me të. Me çdo vajzë që ka guximin të thojë, “po më ka ngacmuar”. Dhe mua më ka ndodhur, ai legeni që ka ngacmuar Kostanën apo mua, po fërkojnë barkun. I kam shkruar vetëm një mesazh që reagimi ishte i turpshëm”, tha moderatorja.

Pas intervistës së Erjona Rusit, spikerja reagoi sërish në rrjetet sociale duke e konsideruar “turp pas turpi”, ndërsa shtoi se kjo tregon nivelin, sipas saj, “ekstrem ordiner ku ndodhen”.

Ajo u shpreh se po merret në ekran nëpër gojë, ndërsa pa e ftuar në studio për t’u ballafaquar.

“TURP PAS TURPI PER ERJONA RUSIN DHE TOP CHANNEL. Epo te marresh te besh emision dedikuar meje DUKE ME MARRE NEPER GOJE NE EKRAN pa me marre mua minimumi aty ne studio per tu ballafaquar, tregon hapur dhe publikisht se ne cfare niveli ekstrem ORDINER NDODHEN Erjona Rusi ashtu edhe TCH… Keta gazetare duhet te dine minimumi qe eshte jo vetem jo etike ne gazetari por edhe e kundraligjshme ne kete rast qe te flasesh per tjetrin publikisht pa qene tjetri prezent. Une nuk kam television sic kane keta genjeshtar dhe manipulues te opinionit publik por ama une kam ate qe nuk kane ata. une kam te drejte dhe me kete veprim te sotem e konfirmuan vete se sa shume u ka djegur e verteta qe kam thene“, shkroi ajo.

w4

Në reagimin e saj të parë, Kostana Morava u shpreh se qëllimi që ishte ftuar në atë program ishte të rrëfente sfidat e jetës së saj nga 4 operacionet që ka bërë si fëmijë dhe për vështirësitë e divorcit që ka kaluar.

Mirëpo nga rrëfimi i saj janë hequr 20 minuta dhe janë lënë pjesë që sipas gazetares i intereson Top Channel-it.

Intervista e shkurtuar dhe montuar nga media… “Une i hap zemren dhe tregoj dhimbjet e femijërisë time apo dramës së divorcit ndërsa autorët e emisionit vendosin ti heqin këto pjesë nga intervista e regjistruar dhe publikojnë si temë thelbësore, pa më pyetur fare, çështjen e ngacmimeve seksuale. Nuk është vetëm turp por është dhe jo njerëzore,” shkroi Morova në InstaStory.

Ndër të tjera gazetarja shtoi se disa media nuk kanë interes për të ftuarin por thjesht për thashethemin që qarkullon për ta.

Kjo interviste në fakt duhej të ishte një rrëfim i shkurtër për jetën time, që nga fëmijeria ime e dhimbshme te cilën e kam kaluar nëpër spitale ku i jam nënshtruar 4 operacioneve dhe deri tek marrëdheniet e mia personale mirëpo sot tema e nxehtë e momentit janë ngacmimet seksuale në punë ndaj edhe media vendosi që kjo intervistë të mbajë këtë titull. Kështu që edhe njëherë, në kurrizin tim, del në pah se disa figura mediatike nuk kanë asnjë interes për njeriun por vetëm për thashethemin siç eshte ky rast ku pjesa thelbësore e intervistës është hequr fare dhe fokusi është vëne tek ngacmimet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.