Një 36 vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me armë zjarri në Kerameikos të Greqisë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:20 me orën lokale.
Bazuar në informacionet e para, kanë qenë tre persona të cilët kanë hapur zjarr ndaj 36 vjeçarit dhe e kanë plagosur në këmbë.
Në vendngjarje janë gjetur gjashtë gëzhoja.
I plagosuri është transportuar në spitalin “Gennimatas” i cili po merr ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet arsyeja e sulmit dhe uniformat blu po vijojnë punimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)