Kryesore

FOTOLAJM/ Sali Berisha vazhdon nën masë arresti në shtëpi, Liri Berisha dhe Argita Malltezi marrin pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani

11:21 - 19.09.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke qenë se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi, në homazhet që po zhvillohen në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, janë paraqitur Liri Berisha dhe Argita Malltezi.




Figura të shumta politike kanë marrë pjesë në homazhe në nder të Gerti Bogdanit, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 44 vjeçare për shkak të një arresti kardiak.

Homazhet po mbahen në Kuvendin e Shqipërisë dhe kanë nisur që prej orës 10:00 e do përfundojnë në orën 12:00. Seanca parlamentare do të mbahej në orën 10:00 por është shtyrë për në orën 17:00.

Partia Demokratike e ka shpallur të enjten ditë zie dhe flamuri blu është ulur gjysmështizë teksa është pezulluar çdo aktivitet në çdo seli blu në vend.

“Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024. Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.