AKTUALITET

“I ftoj të gjithë që duan të më sfidojnë”- Berisha tregon si do të zgjidhet kryeministri nëse fiton PD dhe raportet me Metën: Bashkëpunimi jonë do të jetë i ngushtë

22:37 - 19.09.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha thotë se fitorja e PD  dhe e koalicionit opzoitar do të shoqërohet me një referendum për kryeministrin e ardhshëm.




sali berisha

Sipas kryedemokratit, fitorja e zgjedhjeve nga opozita do të shoqërohet me një referendum, ku do të jetë vota e qytetarëve që do të zgjedhin dhe kryeministrin e ardhshëm.

Berisha u shpreh gjithashtu se fton cilindo që dëshiron të sfidoj kryetarin e Partisë Demokratike në votën e qytetarëve.

“Unë e kam sqaruar dhe po e përsërisë: Fitorja e Partisë Demokratike dhe e koalicionit do të shoqërohet me një referendum për kryeministrin e ardhshëm. Pavarësisht se Sali Berisha është arkitekt i fitores, përsëri ai gjykon që të pyeten shqiptarët. Do të ftoj unë cilindo që dëshiron të sfidoj Sali Berishën në votën e qytetarëve për kryeministër. Kjo është një risi moderne për funksionimin e një opozite”, tha Berisha në Opinion kur u pyet se kush do të jetë kryeministër nëse fiton PD.

I pyetur për raportet që ka me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metës, Berisha u përgjigje se raportet midis tyre janë shumë të mira.

Berisha theksoj gjithashtu se do të ketë një bashkëpunim midis tyre për zgjedhjet e 2025.

“Me zotin Metën kam raporte shumë të mira. Bashkëpunimi në zgjedhje do të jetë i ngushtë, si midis një koalicioni që ecën drejt fitores”, tha Berisha në emisionin “Opinion”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.