Kryesore

I jepet lamtumira e fundit Gerti Bogdanit, e pranishme në homazhe Linda Rama

12:09 - 19.09.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka marrë pjesë në homazhet që po zhvillohen në nder të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 44 vjeçare.




 

Linda Rama u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të ish-deputetit të ndjerë në ceremoninë e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë kreu i qeverisë nuk ka marrë pjesë në homazhe, pasi ndodhet në Bruksel në një drekë pune të organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

linda Rama1

Kryeministri Ramaka ditën e djeshme ndau një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Gerti Bogdanit në një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes dhe familjes së ish-ligjvënësit demokrat.

“⚫️Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkroi kreu i qeverisë.

Gerti Bogdani u nda nga jeta mesditën e djeshme (18 Shtator). Ish-deputeti po pinte kafe me miqtë e tij në hotel Rogner, kur ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ai u gjet pa ndjenja në tualetin e hotelit dhe u dërgua në QSUT, por nuk arriti që të mbijetojë.

linda Rama122linda Rama1133

linda rama homazhe gerti bogdani kuvendlinda rama homazhe gerti bogdani kuvend1


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.