Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka reaguar për media pas homazheve në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë papritur një ditë më parë, në moshën 44 vjeçare për shkak të një arresti kardiak.
Peleshi u shpreh se ikja e tij në një moshë kaq të rë është e dhimbshme.
Ai tha se Bogdani ishte një njeri me shumë vlera, i cili do u mungojë miqve, familjes dhe politikës shqiptare, pasi ai përfaqësonte një standard për të mos u humbur, por për t’u ndjekur.
“Kështu që dhimbja shumëfishohet, kështu që dua ti bashkohem të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot, edhe dhimbjen e kolegëve tanë të grupit të deputetëve të PS që janë sot këtu për të përcjellë mikun e tyre, kolegun e tyre, një njeri me kaq shumë vlera, që do ti mungojë padyshim, miqve, familjes por edhe politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për të mos u humbur, por për t’u ndjekur.”, tha ai.
Niko Peleshi: Ikja në një moshë kaq të re, është gjithmonë e dhimbshme për këdo, edhe për njerëz që i njeh apo nuk i njeh, për më tepër që këtu bëhet fjalë për një djalë të mirë, të shkëlqyer, të Tiranës dhe Shqipërisë, një politikan model, por mbi të gjitha një bashkëshort i mirë dhe një qytetar shembullor.
Kështu që dhimbja shumëfishohet, kështu që dua ti bashkohem të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot, edhe dhimbjen e kolegëve tanë të grupit të deputetëve të PS që janë sot këtu për të përcjellë mikun e tyre, kolegun e tyre, një njeri me kaq shumë vlera, që do ti mungojë padyshim, miqve, familjes por edhe politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për të mos u humbur, por për t’u ndjekur. Kjo është jeta dhe mbase këto momente duhet të na bëjnë më të mirë.