Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta nj⌂ ditë më parë, në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.
Ai u shpreh për mediat në ambientet e jashtme të Parlamentit, ku edhe po zhvillohen homazhet për ish-deputetin e ndjerë, se Gerti Bogdani ishte njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike.
“Një njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike. Ishte një njeri i cili pati një jetë të mbushur aktive qoftë publike, qoftë politike. Ngushëllime familjes”, u shpreh Begaj.
Shfaq Komentet (0)