Aktiviteti i rregullt fizik, veçanërisht ecja ndihmon njerëzit që vuajnë nga artriti dhe reumatizma.
Një studim i publikuar nga Arthritis Care and Research,zbuloi se një njeri i prekur nga artriti dhe reumatizma mjafton të kryejë 45 minuta aktivitet fizik në javë për të marrë këto përfitime.
Udhëzimet mjekësore në fuqi rekomandojnë që një njeri i prekur nga artriti duhet të kryejë 150 minuta aktivitet fizik të një niveli mesatar.
Ky aktivitet fizik ndihmon në parandalimin e vdekjes së parakohshme dhe avancimin e sëmundjes.
Megjithatë, një person i sëmurë has vështirësi në arritjen e këtij plani.
Në të vërtetë, vetëm një në tetë meshkuj të prekur nga artriti apo reumatizma e gjurit mund të arrijë të kryejë aktivitet fizik për 150 minuta në javë.
45 Minuta Aktivitet Fizik Në Javë Kundër Artritit
Në studimin e lartpërmendur, shkencëtarët dhe mjekët analizuan aktivitetin fizik të 1629 të rriturve të kryer në shumë vite me rradhë.
44 përqind e pjesëmarrësve ishin burra të moshave nga 49 deri në 83 vjeç.
Ata ishin të prekur nga osteoartriti në ije, gjunjë, këmbë ose në disa gjymtyrë njëkohësisht.
Shkencëtarët u përqendruan tek investimi kohor i pjesëmarrësve në aktivtetet fizike.
Ata zbuluan se njerëzit që bëjnë edhe 45 minuta aktivitet fizik në javë kishin 80 përqind më shumë shanse të përmirësonin shpejtësinë në ecje dhe aftësinë për të performuar aktivtete të një intensiteti të lehtë.
Gjetjet e studimit nuk kundërshtojnë rekomandimet për një aktivitet fizik prej 150 minutash në javë.
Ato pranojnë që njeriu mund të kryejë edhe më pak por sërish të marrë përfitime prej aktivitetit fizik.
Një prej këtyre përfitimeve prek padyshim edhe shëndetin e zemrës.
Ekspertët, shpjegojnë se vendosja e synimit për aktivitet fizik për 45 minuta në javë është diçka shumë e mirë për njerëzit që vuajnë nga artrititi.
Duke përvetësuar këtë arritje, ata mund të përmirësohen më tej dhe të arrijnë edhe qëllimin e 150 minutave në javë.
Shkencëtarët thonë se aktiviteti fizik duhet të jetë i moderuar dhe jo me shumë sforco./AgroWeb.org