Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas lajmit të publikuar në lidhje një operacionin “Targa e huaj” ku 22 punonjës dhe Policisë Rrugore në Kukës, u vunë para përgjegjësisë pasi akuzoheshin se vodhën para nga gjobat e vendosura në makinat me targa të huaja.
“Falë një hetimi profesional të Agjencia e Mbikeqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.
Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.
Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të #SHQIPËRISË2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje”, thuhet ne reagimin e ministrit.