BOTA

Pasi krijoi dëme katastrofike në shtetet e Evropës Lindore dhe Qendrore, stuhia Boris përfshin edhe rajonet e Italisë! Ja si paraqitet situata

16:41 - 19.09.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stuhia Boris e cila disa ditë më parë shkaktoi përmbytje në shtetet e Evropës Qendrore, mësohet se ka prekur ehde rajonet verilindore dhe qendrore të Italisë.




Më shumë se 1,000 banorë në rajonin verilindor të Emilia Romagna janë evakuuar, ndërsa qytetet në rajonin qendror të Marche të Italisë raportuan përmbytje të rënda dhe ndërprerje rryme elektrike. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Shkollat ​​në të gjithë rajonin e Emilia Romagna janë mbyllur, po ashtu edhe lëvizja e trenave, ndërsa disa rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.

Autoritetet paralajmëruan banorët që të qëndrojnë jashtë bodrumeve të tyre dhe të zhvendosen në katet e sipërme të shtëpive.

Banorët e cituar nga media lokale thanë se u është dashur të linin shtëpitë e tyre me gomone në mes të natës. Nivelet e larta të lumenjve kanë shkaktuar edhe derdhjen e sistemit të ujërave të zeza.

Italia është vendi i fundit që ka vuajtur furinë e stuhisë Boris, që përfshiu Poloninë, Republikën Çeke, Rumaninë dhe Austrinë , duke vrarë të paktën 23 njerëz.

Edhe pse më e keqja duket se ka kaluar në pjesën më të madhe të rajonit, nivelet e lumit Danub janë ende në rritje në Hungari. Kryeministri Victor Orban tha të mërkurën se niveli i ujit në Budapest pritej të arrinte kulmin të shtunën pasdite ose në mbrëmje, por se do të ishte më i ulët se niveli rekord i parë në vitin 2013.

Udhëheqësit e Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë dhe Austrisë do të takohen me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Ëroclaë për të diskutuar ndihmën për rajonin e goditur nga përmbytjet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.