AKTUALITET

“Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante Gerti”- Mes lotësh, Arbër Çepani rrëfen ikjen e kunatit: S’mundëm të bënim dot asgjë! Pavarësisht se kishte zhgënjime nga politika nuk hoqi dorë…

21:45 - 19.09.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot Gerti Bogdani u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa kunati i tij Arbër Çepani ka dalë të flasë publikisht, pasi siç thotë ai, këtë e ka dashur e motra, Edlira




Teksa flet mes lotësh ai thotë se nuk patën mundësi të bëjnë asgjë për të mbajtur në jetë Gerti Bogdanin, i cili u nda papritur nga jeta ditën e djeshme.

Sipas Arbër Çepanit, motra e tij, Edlira gjatë gjithë kohës mbante telefonin në dorë dhe priste që të marrte Gerti.

“E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte.

Gertin se quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gertin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të… boshllëku është i pakuptueshëm fare.

Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante.  E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha ai në emisionin Top Story.

Arbër Çepani rrëfeu se shpesh herë i ka thënë Gerti Bogdanit të hiqte dorë nga politika, ndërsa shtoi se pavarësisht se kishte zhgënjime, ai sërish nuk hoqi dorë.

“Mirësia e tij e la në hije në politikë, edhe ai e vuante këtë fakt. I thoja “mos u merr me politikë, ç’të duhet të merresh me hienat?”. Sot ishin të gjithë atje, të majtë e të djathtë. Kortezhi nuk mbarohej me njerëz. Edhe unë i thoja ‘mos u merr në politikë’. Gerti nuk ia doli në jetë, por ia doli ditën e vdekjes. Vetëm mirësia e Gertit i bashkoi ata njerëz. Ishte Gerti për të cilin shkuan njerëzit, sepse e duan. Jepte më shumë seç jepte. I thoja “Hajde Gert me mua, bë biznes. Mos u merr me ata”. Pavarësisht se kishte zhgënjime nga të gjithë sërish nuk hoqi dorë nga politika.”, tha Arbër Çepani me lot në sy.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.