LAJMI I FUNDIT

Tirana bëhet pjesë e Panelit të OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qyteteve

18:30 - 25.09.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia e Tiranës bën me dije se është bërë pjesë e Panelit të OKB-së për Zhvillimin e Qendrueshëm të Qyteteve në Nju Jork, i cili koordinohet nga kryebashkiaket e Parisit dhe Rio de Janeiro dhe drejtohet nga ekonomisti i njohur amerikan, Jeffrey Sachs. Ky panel ka për qëllim zhvillimin e mekanizmave inovativë dhe reformave politike për të siguruar akses më të madh të qyteteve në financimin e qëndrueshëm.




Sipas zyrës së shtypit, në këtë iniciativë, e cila është një përgjigje ndaj sfidave globale si ndryshimet klimatike dhe varfëria, Tirana do të angazhohet në Task Force 2 për krijimin e fondeve të reja dhe mbështetje institucionale. Punimet e Komisionit do të zhvillohen të planifikuara gjatë ngjarjeve ndërkombëtare si UN Climate Week në Nju Jork dhe COP28 në Dubai.

Ne njoftimin e Bashkisë se Tiranës theksohet se: “Ky angazhim përfaqëson një mundësi të re për Tiranën për të kontribuar në diskutimet globale mbi financimin e infrastrukturës që është rezistente ndaj klimës. Ky është një hap i rëndësishëm për Tiranën, duke theksuar nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse dhe efikase për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.