Kryesore

Moti i keq përfshin edhe Malin e Zi! Lumenjtë dalin nga shtrati dhe përmbyten banesat, ja si paraqitet gjendja

21:41 - 04.10.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri të Malit të Zi, pasi dy lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.




mal i zi permbytje

Kryetari i komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiç, tha se dy lumenj dolën nga shtrati në pjesën e Parkut Natyror Komarnica, në veri të vendit.

Ai shpërndau në rrjetet sociale pamje që shfaqin lumenjtë e fryrë dhe shtëpitë e përmbytura përreth.

Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi në disa shatra të kësaj komune u ndërpre.

Reshjet e mëdha të shiut e kanë rritur nivelin e lumenjve edhe në pjesën qendrore të vendit.

Niveli i lumit Moraça në Podgoricë është rritur për 7.5 metra, ndërsa ai i lumit Zeta në Danilovgrad për 5.5 metra, tha për Radion Evropa e Lirë Instituti Hidrometeorologjik i Malit të Zi.

Për shkak të reshjeve të dendura është ndërprerë qarkullimi mbi dy ura dhe në një rrugë në Danilovgrad, rreth 20 kilometra larg Podgoricës.

Në brigjet e Moraçës dhe Ribnicës në Podgoricë janë përmbytur lokalet e plazhit përgjatë këtyre dy lumenjve.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan telashe në qarkullim, ndërsa erërat e forta shkulën pemët.

Instituti malazez e ka lëshuar më herët alarmin e kuq të motit më 3 tetor, duke paralajmëruar kushte reshje të mëdha shiu.

Më pas Ministria e Brendshme e Malit të Zi rekomandoi që qytetarët të përgatiten për fatkeqësi dhe të sigurojnë pronën e tyre, veçanërisht nëse jetojnë në zona e rrezikuara nga përmbytjet, apo erërave të forta.

Ata u bënë thirrje qytetarëve t’i shmangin udhëtimet nëse nuk është e nevojshme, veçanërisht në zonat malore dhe zonat e rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.