AKTUALITET

Përmbytjet në Vlorë, e moshuara flet për pasojat: Gjysmë metër brenda uji, shtëpia kallame! Gjithçka është shkatërruar, nuk na pyet njeri a jeni gjallë a vdekur!

11:26 - 06.10.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse situata është drejt normalizimit, gjurmët e asaj që ndodhi dy ditë më parë janë ende të dukshme në Vlorë.




Pasojat që lanë përmbytjet e dy ditëve më parë në Vlorë kanë lënë pasoja materiale tek banorët e prekur.

Një grua e moshuar me lot në sy tregon se gjithçka është shkatërruar në banesën e saj.

“Gjysmë metër brenda uji, jashtë 1 metër. Shtëpia kallame. Kam 24 orë në këmbë. Po i hedh poshtë, nuk vlejnë më, vijnë erë. Ça të thotë nëna. Gjithçka është e shkatërruar. Gjithçka e përmbytur. Ja uji akoma në banesë. Nuk ka ardhur asnjë të na pyesë a jeni gjallë a vdekur. Të gjitha banesat në lagje janë përmbytur”, tha gruaja për News24.

Ajo tregoi se janë përmbytur dhe herë të tjera dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

“Kemi marrë dy batanije ushtarake kur jemi përmbytur herën e kaluar. Dy batanije dhe unë dhe kjo gjitonja se shkuam bashkë. Erdhi një burrë dhe grua, dhe ne e kishim nxjerrë dollapin jashtë se s’kishim çfarë t’i bënim, ai tha ku di unë që s’e ke nxjerrë vetë. Shkatërrimi ka qenë njësoj. Niveli i ujit ishte pak më pak se kësaj radhe”, tha gruaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.