Kryesore

“Universiteti Luarasi ka një staf të mrekullueshëm, ja pse duhet zgjedhur…”- Lisien Damini: Evolucioni digjital, si të mbroni fëmijët nga…

20:29 - 08.10.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në podcastin Eduvision në News24 ishte i ftuar pedagogu Lisien Damini, pedagog i brendshëm i Universitetit Luarasi.




Ai tha se eksperienca e tij në Universitetin Luarasi është e gjatë, ndërsa prej 7 vitesh është pedagog në këtë universitet.

Rektori, Profesor Et’hem Ruka është motori i Universitetit Luarasi. Universiteti Luarasi ka një staf pedagogjik i mrekullueshëm dhe kjo shikohet edhe në brendin që ka krijuar ndër vite.

Të gjithë studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi marrin çmime të para dhe ky është treguesi më i qartë se çfarë përfaqëson ky fakultet”, tha Damini.

Pedagogu i ka drejtuar një apel të gjithë studentëve që ende nuk e kanë ndarë mendjen për vijimin e studimeve të tyre që të regjistrohen në Universitetin Luarasi, pasi jemi në kuotat e limituara.

Ai tha se Duke folur për Zyrën e Studentit, Damini tha se kjo zyrë është që në fazën e rekrutimeve të studentëve për t’u regjistruar në Universitetin Luarasi.

“Pjesa kur studentët vijnë në Universitetin tonë, kjo zyrë i ndihmon dhe në bashkëpunim me zyrën e Alumni, ne vijojmë të ndjekim studentët se ku janë punësuar, ku vijojnë praktikat e tyre”, tha Damini.

Duke folur për evolucionin digjital, pedagogu tha se ajo ka të mira dhe të këqiat. “Të rriturit dinë të bëjnë diferencën në aksesimin, ndërsa fëmijët mund të bien preh e kontenteve ilegale, që nisin nga bullizimi, te reklamat mashtruese, ngacmimet seksuale. Fëmijët mund të jenë target i këtyre personave që ushtrojnë aktivitete të tilla online”, tha Damini.

I pyetur nëse Covid-19 ka ndikuar në përshpejtimin teknologjik, Damini tha se kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme, që ka ndikuar edhe në përdorimin më shumë të platformave online, duke përfshirë edhe mësimdhënien.

“Por duhet të kini parasysh se këto pajisje elektronike, kur nuk janë nën monitorimin e prindërve, imagjinoni se sa të rrezikshme mund të kthehen për fëmijët”, tha Damini.

Në vijim pedagogu tha se popullata që qëndron online më shumë është Europa me 80%, SHBA 75 % dhe 40 % janë pjesa tjetër.

Referuar statistikave nga këto grupmosha e fëmijëve përbën 1/3, që përbën një target shumë të lehtë të aksesueshëm”, tha Damini.

Ai tha se në SHBA bullizimi online kalon edhe bullizimin që ndodh në bankat e shkollës apo në jetën reale. “Imagjinoni sa traumatike është kjo për fëmijët dhe kjo krijon një mbyllje në vetvete dhe ka krijuar atë që konsiderohet si sëmundja e shekullit, krizat e ankthit apo atakut të panikut”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.