Është ndarë nga jeta Kristo Mema, një nga figurat më qëndrestare në periudhën e komunizmit në vend.
President i Unionit Mbarkombetar Integrimit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise, Besim Ndregjoni ka reaguar pas ndarjes së tij nga jeta, teksa shprehet se Kristo Mema ishte një nga iniciatorët kryesorë për gjetjen e eshtrave të pushkatuarve pa varre nga diktatura Komuniste.
“Ai u bë një nga iniciatorët kryesorë për gjetjen e eshtrave të të vrarëve e të pushkatuarve pa varre nga Diktatura Komuniste. Kështu një demokrat i pastër në shpirt, një demokrat i vendosur, ai kurrë nuk gaboi dhe nuk ishte një nga ata që kërkonte hakmarrje, por gjithnjë foli për pajtim, falje dhe gjithëpërfshirje”, shkruan ai.
Reagimi i Besim Ndregjonit:
U shua nje fisnik i Elbasanit, pinjolli i familjes se madhe të Memave ai qe provoi burgun dhe internimin politike Kristo Mema !
Rrjedh nga një familje e pasur e Shtermenit te Elbasanit dhe kjo familje u përplas me komunizmin, qysh në vitin ’43. Në gushtin e ’43-shit, vëllanë e babait e pushkatojnë partizanët dhe prej asaj kohe u bë shkëputja. Më parë, ishin të përbashkët në luftë, kundër pushtuesve. Në vitin ’44, u rreshtuan me forcat e Ballit Kombëtar të Mid’hat Frashërit. I nipi i babait, Jorgji, u emërua si sekretar i përgjithshëm i qarkut të Elbasanit, për Ballin Kombëtar dhe të tjerët me detyra, për të mbrojtur dinjitetin e popullit. Në vitin ’44, u shpërngulëm dhe vajtën në Tiranë sepse Jorgji kërkohej nga komunistët, edhe ne si familje. Në ’43-shin, digjen dy shtëpi nga partizanët: shtëpia e Stefanit dhe shtëpia e Trifonit, të dy vëllezërve të babait dhe në ’44-ën djegin shtëpinë e tretë, po të vëllait të babait, të Mihal Memës. Kështu që u shpërngulëm. Në nëntor të 1944-ës, vritet Jorgji në Tiranë, nga partizanët. Atëherë, u dorëzuan prindërit tanë, nëpërmjet miqësisë. Tre xhaxhallarët u dorëzuan, dy nipërit ikën, një vëllai i madh, Trifoni, u kap në Kukës dhe me tortura e zhdukën. Pra, u bënë tre: në ’43-shin, vëllai i babait, në nëntor ’44, Jorgji dhe në dhjetor po të ’44-ës, zhduket nga torturat i ati i Jorgjit, vëllai tjetër i babait…Lufta kishte filluar nga ’43-shi, por ishte luftë politike, tani nga ’45-a, filloi dhe lufta ekonomike. Në ’46-ën bëhet Reforma Agrare dhe konfiskohet gjithë pasuria, tokat, pyjet që kishim ne, prona private të luajtshme dhe të paluajtshme.
Kristo Mema ishte një nga figurat më qëndrestare, një nga qëndrestarët e Demokracisë, Kristo Mema. I lindur dhe i rritur në Shtërmen të Elbasanit, duke u përfshirë në lëvizjen demokratike të ndryshimit të sistemit, pas një periudhe të gjatë vuajtjesh në burgjet e diktaturës komuniste, ai u bë një nga figurat qendrore të Shoqatës së të Përndjekurve, dhe po aq dhe një nga mbështetësit aktivë të PD-së në vite. Kristo Mema u dallua për pjekuri e gjakftohtësi, intelekt dhe mendim të pjekur në të gjithë angazhimet e tij. Kristo Mema ishte human dhe patriot. Ishte njeri me sinqeritet e burrëri. I vendosur dhe transparent në mendim.
Ai u bë një nga iniciatorët kryesorë për gjetjen e eshtrave të të vrarëve e të pushkatuarve pa varre nga Diktatura Komuniste. Kështu një demokrat i pastër në shpirt, një demokrat i vendosur, ai kurrë nuk gaboi dhe nuk ishte një nga ata që kërkonte hakmarrje, por gjithnjë foli për pajtim, falje dhe gjithëpërfshirje. Në fakt ai gjithnjë ishte në krah të emrave më të ndritur të lëvizjes demokratike shqiptare dhe gjithnjë në ballë të vlerave që synonin liri, integritet dhe lëvizje për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa. Kristo Mema ishte një nga figurat qendrore që mbështeti në vitet e para të Demokracine në Elbasan,ai rreshtohet krahas patrioteve elbasanas per trimerine e tij ndaj xhelateve komuniste Kristo Mema ishte dhe një nga miqtë e ngushtë dhe mbështetësit e të pavdekshmit, Pjetër Arbnori At Zef Pllumit Hafiz Sabri Koçit, Ai ishte mbeshtetes i Lef Nosit e Visarjon Xhuvanit e shum ikonave te elites antikomuniste qe vuatjen kampin e tmerrshem te Spacit. Kështu ikja e tij në amshim, është një humbje e madhe për Demokracinë per familjen, per ne te mbijetuarit e diktatures per qytetin e Elbasanit Qofsh i Parajsës Kristo Mema. Ngushëllime Gjergjit, familjarëve të tij, dhe të gjithë të afërmve dhe miqve. Ngushëllime të gjithë atyre që e kanë njohur nga afër dhe e kanë ndjerë humbjen e ikjes së tij të dhimbshme. I qoftë dheu i lehtë!
*President i Unionit Mbarkombetar Integrimit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise!