LAJMI I FUNDIT

“I thashë Granitit mos luaj ndaj Serbisë”- Taulant Xhaka flet para duelit delikat në Leskovaç: Duhet të jetë i…

21:46 - 10.10.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serbi – Zvicër është në nga ndeshjet më të luftuara në Nations League. E sigurisht vëmendja e të gjithë tifozëve shqiptarë do të jetë te kjo përballje, ndërsa do të jenë në mbështetje të Granit Xhakës.




page-51-780x439

Mesfushori shqiptar me shiritin e kapitenit në krah do të luajë kundër serbve dhe për të do të jetë një nga sfidat më të vështira, ku i duhet të mbajë veten nënkontroll për të mos pasur konfrontime dhe për të mos rënë pre e provokimeve.

Granit-Jashari

Diçka të tillë e di mjaft mirë Taulant Xhaka, i cili i ka kërkuar të vëllait të mos luajë në këtë përballje, pasi do të jetë shumë e vështirë të kontollojë vetën gjatë 90-të minutave.

“E di vetë se sa presion dhe emocione duhet të durosh në këtë ndeshje. I sugjerova Granitit të fliste me trajnerin Murat Yakin dhe ndoshta ta kalonte këtë lojë, por të gjithë e njohim vëllain tim, ai dëshiron të luajë çdo ndeshje për Zvicrën. 

Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta kur gjërat bëhen përsëri kaq emocionale. Graniti duhet të qëndrojë i qetë, të luajë futboll, të fitojë dhe të injorojë provokimet. Është e lehtë të thuash, por në fund gjithçka përfundon në këtë: luaj lojë dhe fito”, ka theksuar Taulanti për “Blick”.

Switzerland-Serbia-F365-1536x864

Kujtojmë se përballlja mes Zvicrës dhe Serbisë do të luhet të shtunën në “Stadion Dubočica” në Leskovac në orën 20:45. Siç dihet kjo përballje ka qenë gjithmonë e luftuar dhe me mjaft tension, ku madje Xhaka dhe Shaqiri u kanë shënuar gol dhe kanë festuar me shqiponjën.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.