Lautaro Martinez është shndërruar në një lider absolut te skuadra e Interit, duke udhëhequr zikaltrit në edicionet e fundit. Sulmuesi argjentinas gjeti rrugën e rrjetës edhe mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Empolit, ku skuadra e Inzagit triumfoi me rezultatin 0-3.
Falë këtij goli, Lautaro Martinez vendosi një rekord historik, ku më plot 134 gola të shënuar është bërë lojtari i huaj me më shumë realizime në historinë e Interit. Kësisoj Lautaro mban tashmë stafetën e golashënuesit më të mirë të huaj në historinë e Interit.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)