AKTUALITET

Atentati në Shkodër/ Ja çfarë u gjet në makinën ku ndodheshin viktima Hamza Lici dhe i plagosuri Arlind Bushati! Zbulohet kush ishte shënjestra

19:35 - 30.10.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentati në Dobraç të Shkodrës, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa u plagos Arlind Bushati që ndodhej në makinë me Licin dhe Bashkim Basha, bashkëshorti i kalimtares, Flutura Basha.




Nga kontrolli në makinën ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, policia ka gjetur armë.

Ndërkohë raportohet se shënjestra dyshohet se ka qene Hamza Lici, për shkak edhe të historive kriminale te tiij dhe vellait, Ibrahim Lici.

Por si ndodhi atentati? Policia sqaron se Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz, kur janë sulmuar me breshëri kallashnikovi. Për pasojë Lici ndërroi jetë, ndërsa Bushati u plagos në gjendje të rëndë.

Si pasojë e të shtënave, makina  e tyre ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një motor, ku po udhëtonin bashkëshortët Bashkim dhe Flutura Basha. Për pasojë kjo e fundit ndërroi jetë, ndërsa burri i saj u plagos.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në  ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e  autorëve


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.