AKTUALITET

“Atentati në Shkodër mund të ishte parandaluar”- Bardhi: Policia është e zënë me përndjekjen politike ndaj opozitës

17:01 - 30.10.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me atentatin në Shkodër ku deri më tani janë kionfirmuar 2 viktima dhe 2 të plagosur rëndë.




Sipas Bardhit, ky atentat mund të ishte parandaluar nëse uniformat blu “do të ishin të fokusuar” në punën e tyre.

“Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar.”, shprehet ai.

Sakaq, Bardhi shton se “Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave.”

Reagimi i plotë

Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave.

Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cënim të sigurisë publike dhe akte si kjo e sotmja. Policia që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.