Kronikë

Vrau të atin e më pas e hodhi në pus për shkak të 75 mijë eurove, Gjykata e Apelit merr vendimin ndaj Esmerald Ballës

15:46 - 31.10.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit, ka marrë vendimin e saj për të lënë në burg shtetasin Esmerald Balla, i cili vrau të atin e tij për shkak të 75 mijë eurove.




Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 gusht në Shënavlash të Durrësit, nga Esmerald Balla dhe bashëkpunëtori i tij, Edison Brahaj. Kujtojmë se Esmerald Balla për të fshehur krimin e rëndë, e kishte denoncuar babanë si të zhdukur e me pas duke pretenduar se ai ishte larguar nga banesa me një grua, së bashku me një shumë prej 75 mijë euro që mbanin në kasafortë në shtëpi.

Pusi ku trupi i viktimës u gjet më 4 gusht ndodhet rreth 1 km larg banesës së familjes në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Autori i krimit pasi ka hedhur trupin e pajetë në pus, ka fshirë çdo gjurmë që mund të çonin policinë tek ai. Mësohet se 30-vjeçari ka pastruar dhe larë makinën, me të cilën transportoi trupin e babait të tij dhe ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë që monitoronin banesën. Para organeve hetimore, Esmerald Balla ka deklaruar se arma e përdorur për të kryer vrasjen ishte e të atit.

Viktima Enver Balla mësohet është arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, por ende policia nuk e ka vërtetuar se kujt i përkiste pistoleta. Esmerald Balla ishte i papunë dhe merrej me bagëtitë që kishte familja e tij. Ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre në një banesë me të atin dhe njerkën.

Ndërsa nëna i ka vdekur 5 vite më parë. Fqinji i 62-vjeçarit Enver Balla, i cili u vra nga djali pas sherrit për paratë, ka folur rreth ngjarjes, ku dhe ka treguar marrëdhënien që kanë pasur babë e bir. Sipas tij, çdo gjë ishte në rregull mes tyre dhe se punonin bashkë. Ai ndër të tjera ka treguar se në fshat, para se policia të zbulonte krimin e rëndë, ishte hapur fjala se 62-vjeçari ishte larguar nga banesa.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.