Kryesore

Informatorët morën nga 100 mijë euro pas grabitjes

18:40 - 16.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur në dy ditët e fundit masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 persona, të dyshuar për veprat penale të “Vjedhjes me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Në bazë të një hetimi të nisur në Dhjetor 2015, janë krijuar dyshime të arsyeshme se Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa kanë lidhje me vjedhjen me armë të një shume të konsiderueshme parash të një banke të nivelit, të cilat po transportoheshin nëpërmjet automjeteve të një kompanie private sigurimi për në aeroportin e Rinasit. Kjo ngjarje ka ndodhur në datë 03.12.2015.

Në bazë të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka rezultuar se:

Pas disa muajsh hetimesh, në vjeshtën e vitit 2016, një informacion i përftuar në rrugë operative tregonte se shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë që kishte marrë përsipër transportin e parave që u vodhën në Dhjetor 2015, kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme parash, për të cilat nuk kishte mundësi reale për t’i krijuar nga burime të ligjshme. Këto para ishin shpenzuar kryesisht për blerje makine, rregullim shtëpie, blerje dyqani, etj.

Prokuroria e Tiranës kreu verifikimet e nevojshme për të vërtetuar të dhënat e ofruara në informacion operativ.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.