Ambasada amerikane në Tiranë reagoi dje duke përshëndetur dorëheqjen e deputetit Armando Prenga nga Kuvendi. Ambasada apelon shqiptarët të kenë kujdes që njerëz me precedentë të mos zgjidhen në garën e 18 qershorit.
Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti. Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët dhe institucionet shqiptare të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Për lajme të tjera të “Gazetës Shqiptare”, pëlqeni faqen tonë në Facebook.