![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, i është drejtuar me një letër, “të gjithë atyre që kanë shprehur shqetësim për rolin e Bordit Menaxhues të këtij misioni”, që do të monitorojë procesin e rivlerësimit (vetingut) te anëtarëve të sistemit gjyqësor shqiptar.
Bordi drejtues i ONM-së, thuhet në letër, ka natyrë të qartë administrative dhe ai synon të lehtësojë punën e përbashkët të KE-së dhe të qeverisë së SHBA-së. Të gjitha vendimet ekzekutive i përkasin institucioneve në Shqipëri, citohet letra, që mban datën 27 shkurt 2017.
Me miratimin e ligjeve të reformës në drejtësi, pjesë e së cilës është edhe “vetingu”, tensioni politik është rritur në vend dhe kritikat ndaj BE-së gjithashtu. Pak ditë më parë, qeveria vendosi rritjen e nivelit të sigurisë fizike për ambasadoren Vlahutin dhe familjen e saj.
Pjesë nga letra e shefes së ONM-së, Calavera:
Bordi Qeverisës i ONM-së ka një natyrë tërësisht administrative. Detyrat e tij mund të krahasohen me ato të një Njësie për Menaxhimin e Projekteve, kanë për qëllim të lehtësojnë punën e përbashkët të Komisionit Europian dhe Qeverisë Amerikane.
Të gjitha rekomandimet lidhur me përzgjedhjen aktuale të kandidatëve për formimin e organeve të vettingut dhe të ardhmen e vettingut, do të kryhen nga vëzhgues ndërkombëtarë që janë ose do të emerohen nga ONM.
ONM është një veprimtari jo-ekzekutive, qëllimi i vetëm i së cilës është monitorimi dhe sigurimi i rekomandimeve përgjatë procesit të vettingut. Të gjitha vendimet ekzekutive i përkasin institucioneve të Shqipërisë.
Për të lehtësuar komunikimin dhe për të shmangur ngatërrimet, do t’i referohem vetëm ONM-së në shkëmbimet e ardhshme zyrtare.
Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.