Kryesore

Maqedoni/ Trakte kundër Ramës dhe Zaevit, mobilizim ndaj shqiptarëve

21:45 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në vijim të protestave që prej ditësh po mbahen në Maqedoni, sot në rrugët e qyteteve janë shpërndarë disa trakte. Fletushkat kanë thirrje kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit. Ky i fundit akuzohet se po shkatërron Maqedoninë me platformën shqiptare dhe kërkon krijimin e Shqipërisë së Madhe. Po kështu, në këto trakte antishqiptare bëhet thirrje për mobilizimin e maqedonasve ndaj shqiptarëve, çka mund të çojë në shpërthim të dhunës, shkruajnë mediat në Maqedoni. Ish-kryetari Kuvendit, Andov deklaroi se patjetër duhet të bëhet hapi i parë për zgjidhjen e krizës, pasi nëse ajo zgjatet mund tu kushtojë qytetarëve me jetë.

“Unë shpresoj se nuk do të ketë përleshje ndëretnike për shkak se problemi kryesor është mes partive politike maqedonase, mes atyre që votuesit i kanë maqedonas. Ata duhet ti bëjnë hapat e parë. Sipas meje hapi i mirë dhe i parë do të ishte të largohen disa dyshime nëse nuk kanë bazë, dhe Zaev ta publikojë marrëveshjen që e ka bërë me partnerët, të shihet se çka ka pranuar dhe çfarë jo, e kështu me radhë”, ka thënë Stojan Andov. Andov nënvizon se Kuvendi duhet patjetër të rikonstituohet, pasi konstituimi i tij nuk është vetëm verifikimi i mandateve por edhe zgjedhje e trupave të domosdoshëm dhe kryetarit të Kuvendit, ndërsa këtë mund ta arrijnë shumica e deputetëve të cilët kanë të drejta dhe obligime të posaçme dhe mund të formojnë Qeveri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.