![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Vetëm pak orë na ndajnë nga seanca e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për anëtarët e komisionit ad-hoc. Ndërkohë kryesia e PDIU-së dërgon emrin e Shpëtim Idrizit për anëtar të Komisionit. Tashmë priten emrat e PS- dhe LSI që do të propozohen për komisionet.
Sot është afat i fundit ku në seancën e Kuvendit duhet të miratohen ngritja e dy komisioneve ad hoc, të cilët më pas do të përzgjedhin me procedurën e Vettingu 27 anëtarët e organeve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Dy komisionet që pritet të votohen sot janë të përbëra respektivisht nga 6 dhe 12 anëtarë secili, me pjesëmarrje të barabartë të shumicës dhe pakicës parlamentare.
Shfaq Komentet (0)