![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dy persona janë shpëtuar nga Forca Detare në veri-perëndim të Sazanit. Kjo, pasi si pasojë e motit të keq, gomonia me të cilën lundronin rrezikonte të mbytej. Kështu, Bledar Janushaj dhe Atilo Dibello, duke parë situatën e rrezikshme kanë kërkuar ndihmë, çka kanë bërë që Forcat Detare të nxjerrin në terren anijen ‘Mati’ të Rojës Bregdetare. Rreth orës 22:50 kjo anije gjeti gomonen me dy persona që kërkonin ndihmë, por nuk e tërhiqte dot për shkak të motit të keq. Ndërkaq, me ndihmën e Forcave Detare, piëkërisht rreth orës 00:35 u bë i mundur imbarkimi i dy personave që ishin në gomone, i Janushajt dhe Dibellos. Raportohet se gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e mirë. Gomonia u mbyt afërsisht 2.2 milje në veriperendim të Sazanit.
Shfaq Komentet (0)