![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një çift të rinjsh shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë të përfshirë në dhjetëra vjedhje. Mësohet se, policia e Ravenës, në bashkëpunim me atë të Barit kanë arrestuar Edmond Likën, 23 vjeç dhe Blediana Bunën, 28 vjeç, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre shqiptar ishte arrestuar pak ditë më parë, pas një grabitje të kryer më 25 janar. Ata janë autorë të grabitjes së një banese më 5 mars në Pesaro, gjatë të cilës kanë vjedhur bizhuteri dhe orët të shtrenjta, përveç makinës në pronësi të familjes së grabitur. Sipas “Ansa”, Edmond Lika u arrestua në portin e Barit, teksa po përpiqej të largohej me një të afërm drejt Shqipërisë. Të njëjtat burime theksojnë se, 29-vjeçarja u arrestua në Ravenna, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në grabitjen e ndodhur në Pesaro mbrëmjen e 5 marsit. Gjatë kontrollit policor u gjetën dhe sekuestruan 20 mijë euro. Raportohet se në këtë grabitje, çifti shqiptar kishte vjedhur punime ari, ora si dhe makinën e pronarit të shtëpisë, ‘Renault Clio’.