Kryesore

Ahmetaj tek çadra e vetingut: Reforma për drejtësi çon vendin drejt BE-së

11:15 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministri i Financave Arben Ahmetaj, i është bashkuar sot listës së gjatë të deputetëvë dhe ministrave që kanë firmosur peticionin për Vetingun. Ahmetaj ka menduar sot, të japë kontributine tij në çadrën ngritur nga socialistët.

Ahmetaj para gazetarëve u shpreh se Reforma në Drejtësi është nëna e të gjithë reformave dhe se kjo e fundit e çon Shqipërinë drejt BE-së.

”Me kënqësi i jam bashkuar nismës qytetare për të firmosur pro Vettingut, reforma në drejtësi është platforma, nëna e reformave të vendit. Cdo qytetar e ka mendjen te kjo reformë, të gjithë janë të bindur se Reforma në Drejtësi e çon vendin drejt Bashkimit Europian.

Vettingu, ekonomia, punësimi nuk janë aspak të ndara. Papunësia ka rënë sërish në Shqipëri por të gjithë jemi të bindur se qytetarët kanë nevojë për punësim dhe pa Vetting nuk ka…

Vettingu dhe Reforma në Drejtësi nuk është një reformë për hir të reformave, por për qytetarët.

Ne këmbëngulim te reforma në drejtësi sepse mendojmë që kjo është rruga e vetme, siç këmbëngulim te reforma, ashtu do këmbëngulim për rritjen ekonomike dhe punësimin.”, tha mes të tjerash Ahmetaj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.