Kryesore

Përfundon mbledhja e Ramës me koordinatorët, ja 4 ministrat që shkarkohen

10:31 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka pëfunduar mbledhja e rëndësishme e kryeministrit Edi Rama me 12 koordinatorët e Partisë Socialiste. Nga burime zyrtare, mësohet se katër ministrave iu është komunikuar largimi. Kështu siç ishte bërë e ditur një ditë më parë është shkarkuar Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, Ministri i Shëndetsisë, Ilir Beqaj, si dhe Ministër Shteti për çështjet vendore, Bledi Çuçi. Tashmë me lirimin e tyre nga detyra e ministrit, ata do të ketë kohën e duhur për angazhimin elektoral dhe arritjen e objektivit: fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Mësohet se kreu i PS-së u ka kërkuar drejtuesve të qarqeve që të garantojnë rezultatin e zgjedhjeve të 2013-s për Partinë Socialiste, nëse do të duhet ta quajnë të suksesshëm misionin e tyre partiak. Ndërkohë që asnjë prej ministrave, apo edhe kryeministri Rama nuk janë pronocuar për mediat.




 

Angazhimet

Kështu nga sa mësohet, Blendi Klosi është caktuar si koordinator i PS-së në Berat, Bledi Çuçi koordinator në Gjirokastër, Beqaj në Kukës dhe Dibër, ndërsa Saimir Tahiri koordinator në Tiranë për drejtimin e fushatës për zgjedhjet e qershorit.

 

Mbledhja

Mbledhja e rëndësishme e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me 12 koordinatorët e Partisë Socialiste nisi me 35 minuta vonesë. Të parët që kanë mbërritur kanë qenë Saimir Tahiri, Lindita Nikolla, Taulant Balla dhe Bledi Çuçi. Ky i fundit ka ndërprerë një tur në Gjirokastër me gazetarët për të qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme. Gjithashtu, pjesë e këtij takimi janë edhe Gramoz Ruçi, Damian Gjiknuri, Mimi Kodheli, Ervin Bushati, si dhe Ilir Beqaj. Kryeministri Edi Rama është shfaqur buzagaz, duke hyrë në seli krejt i pashqetësuar për situatën e fundit të krijuar në mazhorancë.

Largimet

Rama pritet të largojë nga detyra pikërisht ata ministra që janë njëkohësisht drejtues politikë të Partisë Socialiste në qarqe, për t’iu dhënë atyre mundësi që të fokusohen me kohë të plotë në angazhimin elektoral dhe arritjen e objektivit: fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Kështu Partia Socialiste hyn para kohe në fazën finale të fushatës, duke rritur praninë e drejtuesve politike në çdo qark, si edhe duke përfshirë të tjera figura politike në kabinetin qeveritar. Ministrave që iu komunikua largimi janë Sajmir Tahiri, Blendi Klosi, Ilir Beqaj, si dhe Bledi Çuçi, duke sjellë ndryshime në qeveri.

Ndërkaq, ende nuk dihen emrat e pasuesve te tyre. Më herët është përfolur edhe për ministra të tjerë, si Nikolla e Bushati, që janë koordinatore në qarqe dhe që mund të shkarkohen nga e hëna.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.