Ditën e enjte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë riverifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për disa të zgjedhur deputetë dhe kryetarë të bashkive. Në total janë 13 deputetë si dhe 8 kryetarë bashkish që do të rivlerësohen edhe njëherë nga KQZ-ja. Ajo që bie sy është fakti se organi i akuzës ka kërkuar ndërprerjen e mandatit vetëm për 2 kryetarë bashkie, përkatësisht Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj. Argumentimi i Prokurorisë është se Zotkaj dhe Peçi nuk kishin treguar dënimet që kishin marrë, pavarësisht se dënimet nuk ishin shkak për heqjen e mandatit, mosdeklarimi është argumenti i përdorur nga organi i akuzës. Mjaft zyrtarë i korrigjuan dhe i ridorëzuar deklaratat në KQZ, për arsye të ndryshme.
KQZ-ja thekson se riverifikimi do të bëhet për ata që kanë deklaruar të dhëna për një nga rubrikat e formularit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 23.03.2017, ora 14:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i projekt vendimeve, (sipas lidhjes, nr.1 bashkëlidhur, “Riverifikimi nga KQZ i formularëve të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për disa funksionarë publikë që nuk kanë deklaruar të dhëna në një nga rubrikat e formularit të vetëdeklarimit””, thuhet në njoftimin e KQZ.
Deputetët
Sali Berisha
Spartak Braho
Vangjel Dule
Vladimir Kosta
Arben Ristani
Artan Gaci
Asllan Dogjani
Florion Mima
Xhemal Qefalia
Ylli Shehu
Gjovalin Bzheta
Myqerem Tafaj
Eduard Halimi
Kryebashkiakët
Adriatik Zotkaj
Tërmet Peçi
Artur Bardhi
Ndrec Dedaj